Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e fundit në detyrë, Vlahutin jep lamtumirën

Kjo e premte shënon ditën e fundit të Romana Vlahutin, si ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë. Me këtë rast, Vlahutin ka reaguar përmes një shënimi lamtumire:

“Sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Evropian, dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt e mundur. Sa për mua, ka qënë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vjetët e fundit. Faleminderit”.

Please follow and like us: