Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive: Gjykata speciale e fton për në Hagë Kadri Veselin?!

Kadri Veseli është njëri nga të parët që do të udhëtojë drejt Hagës, i ftuar nga Gjykata speciale, bëjnë të ditura burime të gazetës SHQIPTARI. Kryetari i Kuvendit është ndër të parët, i cili është i obliguar t’i përgjigjet prokurorisë speciale, pavarësisht që ftesën ai, sikurse edhe Hashim Thaçi dhe zyrtarë të lartë të shtetit po e mbajnë sekrete.

Ditë më parë kemi raportuar se ftesën nga Gjykata speciale e ka marrë edhe Hashim Thaçi, dhe se pritet intervistomi i tij nga prokurorët e Hagës. Ende nuk ka informacione se çfarë statusi kanë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli para gjykatës speciale, nëse do të jenë të akuzuar apo dëshmitar.

Gjykata speciale, e cila duket se ka për mision spastrimin e Kosovës edhe nga krimi i organizuar, ka filluar fuqishëm të veprojë në fundvitin, që shkoi ndërsa publikisht është konfirmuar se me 9 janar do të udhëtojë për në Hagë, ish komandanti i grupeve të UÇK-së, që kishin shtabin në hotelin Rogner në Tiranë.

Kadri Veseli ishte anëtar i Shtabit të UÇK-së, që komandaonte nga Rogneri, sipas detyrës që kishte si shef i SHIK-ut, shërbimit inteligjent. Akuzat më të rënda në adresë të tij janë bërë nga Murat Jashari, që është në paraburgim për tentim vrasjen e Azëm Vllasit.

Më poshtë i keni disa pyetje, që Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës” ia drejtonte Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit:

  • “Tregoni popullit se si është vrare furnizues edhe financuesi i UÇK-së Remzi Hoxha nga Lëvizja Frontit të Rezistencës në Shqipëri ne 21 tetor 1995 nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes, Xhavit Halitit dhe Kadri Veselit?
  • Ke mundësi të tregosh se si është eliminuar zëdhënësi i parë i UÇK-së Ali Uka në banesën tënde më 1997?
  • Ku ke qen ti dhe Kadri Veseli kur është vrarë Ali Uka?
  • Pse bash zëdhënësi i UÇK-së likuidohet?
  • Kujt i ka penguar Ali Uka?
  • A i ka penguar Serbisë zëdhënësi i parë i UÇK-së?
  • Ti me SHIK-un e keni bërë këtë vrasje për interesat e Serbisë?
  •  Ali Uka, a ka qen në krye të UÇK-së!
  • Remzi Hoxha, a ka qen në krye të UÇK-së!
  • Kjo, a tregon se Ali Uka ka qen një pengesë për Serbinë?
  •  Ti dhe Kadri Veseli morret Shefin Politik të UÇK-së krahun e djathtë të Ukshin Hotit apo jo?
  • Pse e vratë Behadin Allaqin shefin politik të UÇK-së?
  • Behadin Allaqi, a ishte kryetar i Lëvizjes së Frontit të Rezistencës së Kosovës?
  • LFRK ishte Ukshin Hoti,Sokol Dobruna, Remzi Hoxha, Ali Uka, Avdyll Krasniqi (ati Gjeve Lladrovcit), Zahir Pajaziti, Behadin Allaqi dhe shume të tjerë…

 

Ndërsa, interesimin e Gjykatës speciale për të hetuar Hashim Thaçin, e ka konfirmuar Sokol Dobruna, i intervistuar pak ditë më parë, për dy ditë rresht nga hetuesit e speciales. Ai ka deklaruar decidivisht, se hetuesit e kanë pyetur për Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin./Gazeta SHQIPTARI/

Please follow and like us: