Arrestohet gjyqtari që kërkoi favore seksuale, burg edhe për psikologen
Arrestohet gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi që u denoncua një natë më parë se kërkonte favore seksuale për dhënien e një vendimi. Ai është prangosur nga Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë. Këto institucione kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 50-vjeçarit. Arrest me burg është dhënë edhe psikologen pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.