Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet kush është shqiptari i murosur në Itali

Një skelet njeriu u gjet i murosur në një vilë në Senago të Italisë 4 ditë më parë, kur një firmë nisi punimet restauruese, ndërsa mediat italiane shkruanin për një shtetas shqiptar, vdekja e të cilit mund të kishte ndodhur përpara pesë vitesh. Skeleti i pajetë ishte dërguar në laboratorin e Antropologjisë Ligjore dhe odontologjisë të Universitetit të Milanos, nga ku sot ka dalë përgjigja e mjekut ligjor, sipas të cilit, skeleti i gjetur i përket shqiptarit Astrit Lamaj, një shqiptar i zhdukur në Xhenova të Italisë në vitin 2013. Lamaj është zhdukur në janar 2013 kur ishte 41 vjeç, ndërsa sipas mjekëve që kryen autopsinë, vdekja e tij ka qenë e dhunshme. Ndërkohë, policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës dhe prostitucionin, çka shton dyshimet për vrasje të shkaktuar nga prishja e pazareve apo larja e hesapeve mes eksponentëve me bagazh kriminal. Në 2013 ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka denoncuar zhdukjen e Astrit Lamaj, ndërsa asokohe nga hetimet u zbulua se për herë të fundit ai është parë në territorin e provincës së Monzës. Vila ku u gjet skeleti i Lamjat është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së tij. Autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Please follow and like us: