Rama merr edhe drejtimin e Diplomacisë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77 pro dhe 1 abstenim, votë e cila i përkiste deputetit Spartak Braho. Ndërkohë që pro shkarkimit të tij ka votuar edhe vetë Bushati. Kryeministri Rama është emëruar Ministri i ri i Jashtëm me 78 vota pro. Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi, janë të fundit nga ndryshimet në qeveri pas vonesës për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga ana e presidentit Meta.
Please follow and like us: