Skandali me firmën “DH Albania”, jep dorëheqjen kreu i OST
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen. Ky vendim vjen pak kohë pasi OST u përfshi në skandalin e Unazës së Re, pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi u anulua. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thotë se ky vendim vjen për arsye personale.
Please follow and like us: