Kur Marsel Prust dilte në duel me kritikun Zhan Lorren
Më 5 shkurt 1897, shkrimtari francez Marsel Prust sfidoi kritikun letrar Zhan Lorren në një duel. Lorren, që ishte vetë homoseksual, kishte aluduar që Prust të kishte një marrëdhënie seksuale me një burrë të pasur që ishte gjithashtu edhe botuesi i tij. Lorren nënkuptonte se Prustit nuk do t’i ishte botuar asnjë nga librat, po të mos ishte për të këtë lidhje intime. Kur u përballën të dy duelistët, ata qëlluan që të dy me armë, por që të dy nuk qëlluan në shenjë. Nderi i gjithsecilit u vu në vend dhe burrat e mbyllën aty duelin.
Please follow and like us: