Amnesty International kritikon Iranin për arrestimet masive
Mbi 7,000 njerëz janë arrestuar në Iran në vitin 2018, tha organizata ndërkombëtare për të drejtet e njeriut Amnesty International. Ajo e cilësoi 2018-ën si “vit të turpit” në Iran. Në raportin e publikuar të enjten, Amnesty tha se në mesin e të arrestuarve ka protestues, studentë, gazetarë, aktivistë të mjedisit, punëtorë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut.”Rreth 50 nga të arrestuarit kanë qenë punonjës në media”, thuhet në raport. “2018-ta do të futet në histori si vit i turpit për Iranin”, tha Philip Luther, hulumtues për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë organizatës Amnesty International. “Autoritetet e Iranit kanë bërë përpjekje të shuajnë çdo shenjë mospajtimi duke rritur goditjen e tyre ndaj së drejtës për liri të shprehjes”, tha ai.Të mërkurën, një gjykatë në Iran e dënoi gazetarin Yashar Soltani me pesë vjet burgim. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Soltani është gjetur fajtor për raportim të rremë. Në vitet e fundit, ai vazhdimisht ka hetuar korrupsionin në sektorin publik të Iranit.
Please follow and like us: