Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Robert Papa rikthen në kujtesë Demostratën e Heshtjes

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë, pak më parë, gazetari Robert Papa, ka rikthyer në kujtesën e shqiptarëve Demostratën e Heshtjes, një event i njëzetë e nëntë viteve më parë, kur ende vendi drejtohej nga Partia e Punës (alias komuniste).

“Disa ditë më parë ishte dita e kujtesës për holokaustin. Hebrenjtë e vlerësojnë shumë kujtesën. Kam frikë se ne shqiptarët kemi filluar të harrojmë të harrojmë periudhën ‘44-‘90 sesi kanë vuajtur shqiptarët sesi kemi jetuar në atë kohë. Gjithkujt sot i duket sikur Tirana e Shqipëria ka qenë plot me makina, me pallate të bukura, mund të flitej lirshëm,”- kumton Papa, duke vijuar:

“Me 28 Janar ndodhi ajo që askush nuk e priste. Tentativa orvatjet për një demonstratë, mu në mes të Tiranës. Ajo që u quajt Demonstrata e Heshtje. Vasil Dhimitri i cili vjen me një dekoratë për këtë akt ishte një nga katër të dënuarit për organizimin e kësaj Demonstratë”. Për më shumë ndiqni videon e postuar nga gazetari Papa./CNA.al

Please follow and like us: