Albspirit

Media/News/Publishing

Kur prostitucioni në Shqipëri ishte i legalizuar

Vitet e fundit, në Shqipëri është hapur disa herë debati, për legalizimin e mundshëm të prostitucionit. Kundërshtitë kanë qenë dhe janë të forta, por nuk mungojnë as zërat që e mbështesin një gjë të tillë. Teksa ky debat zhvillohet ende, prostitucioni ka qenë i legalizuar në Shqipëri, më shumë se një shekull më parë, me një ligj të veçantë. Albspirit publikon dokumentin e ligjit të miratuar nga qeveria Ypi në vitin 1922, e cila miratoi “Rregulloren e kurvënies”. Vëmendje e veçantë në ligj i kushtohej trajtimit të femrës që ushtronte prostitucion. Në foton bashkëngjitur, mes ministrave bie në sy edhe Ahmet Zogu, atëherë ministër i Brendshëm.

Ja çfarë shkruhej në ligj:

“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë. Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.

Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.

Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës”.

Please follow and like us: