SHBA, dorëhiqet Sekretarja e Sigurisë Kombëtare
Kirstjen Nielsen ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretares për Sigurinë Kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump. 46-vjeçarja Nielsen mbante këtë detyrë prej dhjetorit të vitit 2017, kur zëvendësoi gjeneralin John Kelly. Në më pak se një vit në krye të sigurisë kombëtare, Nielsen ka mbështetur disa nga politikat më kontroverse të Trump, mes të cilave edhe vendimin për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën dhe shpalljen e emergjencës kombëtare, gjë që solli mbylljen e zyrave federale për 35 ditë. Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Donald Trump njoftoi se Nielsen do të zëvendësohet në këtë post nga Kevin McAleenan, aktualisht drejtues i sigurisë në dogana dhe kufij.
Please follow and like us: