Transportohet drejt morgut viktima në Rinas, dyshime edhe për një tjetër të vrarë
Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 15:30 të pasdite së sotme. Një autoblind që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitjes në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas. Nga grabitja ka mbetur i vrarë një prej grabitësve, i cili dyshohet se është qëlluar nga policia. Nga burime mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë të lënduar por nuk është konfirmuar nga policia. Flitet edhe për një person të dytë të vdekur nga shkëmbimi i zjarrit. Viktima në radhët e grabitësve sapo është larguar drejt morgut me autoambulancë. Grabitësit me një furgon të bardhë kanë çarë rrethimin e aeroportit të Rinasit”.
Please follow and like us: