Vëllai i Admir Muratajt: Policia nuk na thotë se është ai i vrari në Rinas
Vëllai i Admir Murataj, personit që u tha se është vrarë nga Policia në Rinas gjatë grabitjes së parave në avion, deklaroi sot për mediat se Policia zyrtarisht nuk e ka njoftuar familjen se i vrari është njeriu i tyre. “Po presim ngushëllime për Admirin, por askush nuk po na thotë zyrtarisht se është ai i vrari në Rinas,” tha i vëllai për mediat. Nga ana tjetër mësohet se Policia ka shoqëruar bashkëshorten e viktimës të dyshuar si Admir Murataj për të bërë identifikimin e trupit. Po ashtu, pret përgjigjen zyrtare të analizave të ADN nga Greqia, për ta konfirmuar viktimën. Admir Murataj, që u ekzekutua 2 km nga Rinasi dyshohet nga policia se ka qenë organizatori i grabitjes se djeshme, ku u morën të paktën 10 milionë euro në pisten e avionëve. Fillimisht ishin mediat greke qe zbuluan identitetin e tij, ndersa pritet konfirmimi zyrtar nga policia.