‘Admiri ishte vegël’, flet i vëllai: Autorët do t’i gjejmë vetë nëse s’i gjen policia
Vëllai i Admir Muratajt ka komunikuar sot për mediat, disa minuta pasi mësoi se trupi i vrarë ditën e djeshme i përket vëllait të tij. Ai rrëfeu se ka dy vite që nuk ka folur me të vëllain e tij, ndërsa shprehet i sigurtë se vëllai i tij nuk është organizatori i grabitjes. Ai para gazetarëve u shpreh se nëse nuk gjenden shoket qe e hodhën në rrugë, atëherë do të interesoheshin bashkë me familjarët për ta gjetur. Cen Murataj, vëllai i Admirit, ka thënë dy herë që Admiri është vegël dhe jo organizator siç pretendohet. Admir Murataj dyshohet se ishte organizatori i vjedhjes së 10 milionë eurove në Rinas. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kur po përpiqej të arratisej. Gjithsesi, të shumta janë dyshimet se Murataj mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, për të fshirë çdo gjurmë.