Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania austriake: Jo më transferta parash nga Tirana në Vjenë

Kompania e madhe ajrore austriake ka reaguar e prerë pas grabitjes së parave në Rinas. Kujtojmë se disa persona të armatosur grabitën ngarkesën në para në avionin e linjës Austri-Tiranë dhe anasjelltas. Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtar njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën. “Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”,- ka deklaruar zëdhënësja për mediat ndërkombëtare. Nga përplasja me policinë mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, i dyshuar deri tani si Admir Murataj. Shuma e rrëmbyer nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por mendohet të jetë mbi 10 milionë euro.

Please follow and like us: