Gjuha arbëreshe, projekti ku përfshihet Google: ‘Me çdo gjuhë që vdes, humb një trashëgimi e madhe kulturore’
Gjuha arbëreshe është bërë pjesë e një projekti të OKB që lidhet me 3000 gjuhë të ralla në botë që janë drejt zhdukjes.
Projekti
Projekti për gjuhët që janë në zhdukje u lançua nga një skuadër ekspertësh të edukimit, gjuhëtarë dhe shkencëtarë të Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me shumë universitetet nga e gjithë bota dhe gjigandin ndërkombëtar “Google”. I gjithë qëllimi është të mbahet gjallë kujtesa e së shkuarës nëpërmjet sensibilizimit të opinionit publik. “Me çdo gjuhë që vdes, humb një trashëgimi e madhe kulturore”, tha ekipi i OKB. Të qenit të të në dijeni për ekzistencën e një gjuhe mund të jetë hapi i parë për ta shpëtuar nga zhdukja. Skuadra ka vënë në dispozicion në faqen e internetit të projektit, informacionet e nevojshme për secilën gjuhë në rrezik; nga ana tejetër Google do të fillojë dhe do të mbikëqyrë zhvillimin e këtij projekti në një periudhë afatgjatë. “Projekti për gjuhët në rrezik zhdukjeje vendos teknologjinë në shërbim të organizatave dhe personave që punojnë duke dokumentuar, mësuar dhe ruajtur të shprehurin. Nëpërmjet kësaj faqeje web, përdoruesit mund të marrin jo vetëm informacione më të rifreskuara dhe të plota rreth gjuhëve në rrezik, por mund edhe të luajnë një rol aktiv në vënien e gjuhëve të tyre onlinë, duke dërkuar informacione në formën e dokumentave, audio dhe video. Gjithashtu përdoruesit do të jenë në gjendje të ndajnë praktikat më të mira të studimit nëpërmjet një seksioni të ndarje se njohurive dhe nëpërmjet një grupi të caktuar nga Google”, shkruhet në sitin web të projektit.
Gjuha arbëreshe
Dhe pikërisht sipas këtij projekti, gjuha arbëreshe rrezikon zhdukjen. Gjuha arbëreshe është një dialekt i Jugut të Italisë, i përdorur vetëm nga këto enti: vlerësohet se janë rreth 100 mijë dhe 200 mijë persona që e flasin këtë gjuhë, pjesa më e madhe nga Kalabria dhe Siçilia. Gjuha është njohur nga qeveria italiane dhe është e mbrojtur me ligjin nr. 482 që nga viti 1999. Në nivelin universitar është e pranishme në disa departamente të gjuhës shqipe në Itali, si Napoli, Palermo, Cosenza, Bari dhe La Sapienza në Romë./Albanianews.it/
https://www.albanianews.it/arberia/conservazione-lingua-arbereshe