Rudina PAPAJANI: KUR TAKOHESH ME MIRËSJELLJEN…
KONCEPTIM
Jeta sociale ku jetojmë sjell premisa adekuate për një komunikim dhe sjellje në kufijtë e një mirësjelljeje. Vlerat e një takti e bëjnë bashkëbisedimin më paqësor dhe të kuptueshëm në role profesionistësh apo në një kritikë të mirëfilltë.
Ka momente kur sjellja e kulturuar kuptohet gabim nga shoqëria deri aty sa arrijmë në fyerje dhe banalitete. Gjithë ky shqetësim e ka bazën që në fëmijëri ku hapat e sjelljes janë interpretuar keq me vazhdimësinë ku ndrydhet një inisiativë apo vendosen rregulla ‘frike’ duke influencuar në keq rritjen e këtyre fëmijëve. Si rezultat kemi sjellje arrogante…banale dhe agresive nga individë të caktuar.
Për fat të keq shikohen raste sporadike ku triumfojnë ata njerëz që të përplasin derën në fytyrë apo të shtyjnë ku shfrytëzojnë postin me një arrogancë thua ‘imponuese’. Një faktor bazë është dhe mjedisi, shoqëria e keqe duke sjellë modele të njerëzve të dobët.
Që të dominojë një sjellje me kulturë në shoqëri duhet të shikojmë menaxhimin e jetës midis fëmijërisë dhe adoleshencës në rritje.
Duke balancuar problemet me të përditshmen me harmonizimin në sjellje arrin të motivohesh se prioriteti i duhur vendos atribute për një mirësjellje jo në dukje si ‘ambalazh’ apo falsitet, por ndikimi i duhur me një pozitivitet në rritje.
Duke rregulluar aftësinë e ekuilibrit midis egos sonë të brendshme dhe unit social arrijmë të kontrollojmë gjithë emocionet negative duke stimuluar buzëqeshje së brendshmi dhe në sipërfaqje.
Duke takuar mirësjelljen arrijmë të njohim të ardhmen e një shoqërie, drejtimin e duhur drejt optimizmit dhe kreativitetit…