Besa Shahini pezullon rektorin Mynyr Koni, pritet firma e Presidentit
Ministrja e arsimit Besa Shahini njoftuar pezullimin e rektorit Mynyr Koni dhe i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Ajo tha se bie dakord me Metën se ligji për arsimin e lartë ka probleme dhe shprehu besimin se ai do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës. “Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion. Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, u shpreh Shahini.