Albina Deda: Shqipëria nën grusht shteti dhe neodiktaturë!
Alarmante!
Shqipëria nën grusht shteti…!
Çmenduri klinike e Edi Ramës.
Pasi ka vënë në lëvizje Ushtrinë pa asnjë tagër ligjor duke anashkaluar Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura, pasi ka shkarkuar diplomatët e karrierës, sot me një akt tjetër puçist shkarkon Rektorin e Universitetit të Tiranës!
Ky veprim nuk është i pamenduar, por një vazhdë për të marrë nën kontroll çdo institucion të pavarur në vend.
Frika nga revolta mbarëshqiptare ndaj këtij Sulltani pervers e ka detyruar subkoshiencën e tij të ndërmarrë çmenduri të tilla që nuk kanë emërtim tjetër veçse puç konstitucional.
E sotmja dhe çdo orë e qeverisjes së këtij mendje prishuri na thërret më shumë e më me forcë se kurrë të ngrihemi e të bashkohemi trimërisht kundër diktaturës shtetërore të krimit!
Shqipëria nën grusht shteti dhe neodiktaturë!
Sot le të jemi të gjithë misionarë për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!