Albspirit

Media/News/Publishing

Urinoi te Kryeministria gjatë protestës, bashkia gjobit PD

Një ditë pas protestës së Partisë Demokratike, Bashkia e Tiranës ka vendosur ta gjobisë për të pestën herë. Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka quajtur protestën si “organizim i urinimit publik”, duke iu referuar një qytetari i cili dje urinoi në hyrje të godinës së kryeministrisë. “PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria ! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë!  Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj. Në fletën e gjobës, punonjësi i Policisë Bashkiake e ka justifikuar me motivacionin: “Një nga protestuesit me kapuç në kokë, është shkëputur nga turma dhe ka urinuar përpara derës së kryeministrisë.” Gjoba në këtë rast është vendosur 20 mijë lekë të reja.

Please follow and like us: