Albspirit

Media/News/Publishing

Presioni amerikan mbi Regjimin Iranian duhet të rritet

Në një lëvizje të paprecedent, Presidenti amerikan Donald Trump shpalli javën e shkuar se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Regjimit Iranian është etiketuar si organizatë e huaj terroriste. Kjo është hera e parë që një qeveri amerikane e etiketon si të tillë ushtrinë e një vendi tjetër. Por është gjithashtu një lëvizje që duhej të ishte bërë me kohë dhe Trump ka treguar se e ka guximin të marrë ato masa që presidentët e mëparshëm kanë patur frikë t’i marrin. Siç pritej, regjimi iranian e ka ngritur zërin lidhur me etiketimin, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara e duke kërcënuar forcat e tyre që ndodhen në Lindjen e Mesme. Zyrtarët iranianë kanë thënë se ky veprim i Trump është interpretuar si një sulm ndaj Iranit. Në një përgjigje qesharake ndaj veprimit të SHBA-së, regjimi iranian e ka etiketuar CENTCOM-in (Komandën Qendrore Amerikane në Lindjen e Mesme) si organizatë terroriste ndërkohë që nuk ka patur kurrë një sistem zyrtar për etiketime të tilla në këtë regjim. Komandanti i IRGC-së së etiketuar së fundmi, Mohammad Ali Jafari, i kërcënoi Shtetet e Bashkuara me fjalë shumë të qarta, duke thënë se forcat amerikane në rajon nuk do të munden ta gëzojnë “paqen e sotme” edhe për shumë kohë, duke lënë kështu të kuptohet se ushtria amerikane dhe IRGC mund të përfshihen në një përballje të drejtpërdrejtë. Sjellja luftarake e regjimit iranian nuk njeh kufij dhe duke gjykuar nga kërcënimet shumë direkte të bëra nga liderët e regjimit, etiketimi i IRGC-së si FTO ka qenë një veprim plotësisht i justifikuar i Shteteve të Bashkuara, dhe kjo masë duhet të plotësohet duke etiketuar edhe ministrinë famëkeqe të inteligjencës të regjimit iranian si një FTO. Edhe populli i Iranit e mirëpret presionin mbi regjimin pasi ka nevojë të dëshpëruar për ndryshim dhe dëshiron që komuniteti ndërkombëtar ta shohë se çfarë është regjimi në të vërtetë.

Please follow and like us: