Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Asani: Ja pse e hapëm Departamentin për Holokaustin në Maqedoni

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në prani të një numri të madh studiuesish dhe autoritetesh të jetës publike, mes tjerash edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Shkëlqesia e Tij, Boaz Rodkin, u organizua një ngjarje kulturore për përkujtimin e Holokaustit te shqiptarët. Me këtë rast, përveç drejtorit të Muzeut, Dorjan Koçi, Dr. Efrat Kedem-it nga Ministria e Arsimit të Izraelit, para të pranishëmve u prezantua edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Tiranë, Dorian Koçi, ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, Dr. Efrat Kedem

Drejtori Asani foli për punën e deritanishëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për afirmimin e kontributit që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e hebrenjve, duke përmendur edhe shembuj konkretë, siç është rrëfimi i Mimi Kamhi Ergas-Faraggi. “Instituti i jonë është institucioni i vetëm shkencor në rajon që ka shfaqur kujdes për këtë temë. Si kujdestari më i përkushtuar i Holokaustit në rajon, ITSHKSH tashmë ka hapur një departament të veçantë për edukimin mbi Holokaustin”, tha Asani

Please follow and like us: