Albspirit

Media/News/Publishing

Martin Camaj në 94-vjetorin e lindjes

Në një ditë si kjo, 94 vite më parë, ka lindur gjeniu i letërsisë shqipe, Martin Camaj, ndaj të cilit kultura dhe letërsia shqiptare ka detyrime të mëdha.

Aty si tash para se me ardhë Fiset
Martin Camaj Aty si tash para se me ardhë fiset
Ishe
Me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm një emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
E të hodhën përkrye gur e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
E u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
T’lumenjve dhe ndeje me petka të reja
Në shkamb
E ndritun ballë diellit mbi fusha.

Fotografia e Ndue Ukaj

Please follow and like us: