Albspirit

Media/News/Publishing

KPK shkarkon kreun e Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta. Problemet që sollën shkarkimin e tij lidhen me pasurinë e tij. Konkretisht ndërtimi i një shtëpie tre katëshe mbi në truall të trashëguar nga i ati, mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e përfituara si avokat në vitet ’90 si dhe mungesë burimesh të ligjshme. Vendimi u shpall mëngjesin e së enjtes nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun. Hysen Keta u transferua si kryetar i Prokurorisë së Përmetit në vitin 2017.

Please follow and like us: