Albspirit

Media/News/Publishing

Konstandinos P. Kavafis: LUTJE

Image result for Konstandinos P. Kavafis

I egri det një marinar gëlltiti pa mëshirë.-
E mjera nënë, që nuk e di, falet me një dëshirë

tek Shënmëria një qiri ofron me përkushtim
të kthehet shpejt, me erë të mbarë im bir, i shtrenjti im –

dhe syri i saj në horizont vrapon tërë shqetësim.
Por ndërsa lutet e uron me shpresë e adhurim,

ikona me trishtim dëgjon, symbushur e në vaj…
Ajo e di që s’ do ta shohë më kurrë djalin e saj.

Shqipëroi: Arqile Garo 
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.

Please follow and like us: