+16/Hakmerret gruaja pasi e gjeti me një femër tjetër, i pret organin me gërshërët e dhive

Tradhtia i kushtoi shumë një 31-vjeçari. Gruaja e kapi me një tjetër dhe nuk hezitoi të merrte gërshërët e dhive për t’i prerë deri në rrëzë organin gjenital, teksa po flinte duke parë ëndrra të bukura. Por ai i ka shpëtuar dëmeve që mund ta linin pa kryer marrëdhënie seksuale për të gjithë jetën. Pasi vuajti hemorragji, kinezi shkoi në urgjencë ku mjekët ndërhynë me urgjencë duke u përpjekur që t’ia mbanin ngjitur. Ata ia dolën që të përfundonin operacionin me sukses dhe 31-vjeçari është rikuperuar. Tani mund të urinojë, të përjetojë ereksion dhe të bëjë sërish marrëdhënie seksuale. Ndërhyrja kirurgjiale u krye në ‘Peking University First Hospital’ në Kinë.