Supermodelja Ada Deda, përsëri në fron…!
Guxim Alimani
Suoermodelja Ada Deda, tashmë një yll që po lartëson performancën e saj, është më e klikuara dhe preferencë unike, jo vetëm në botën e modës. Dikur e njohur si vajza e ish-deputetes demokrate Albina Deda, sot ka çimentuar me punë e pasion emrin e saj në të gjithë spektrin e gjerë të modës që nga sfilatat milaneze e deri te moderacioni. E së fundi super Ada sapo mori kurorën e imazhit të njërës nga shtëpive të mallrave më të njohura në keyeqytet “Casa Italia”.
Kurorën e bukuroshes në konkurimin e fundit ajo e përshkruan modestisht me pak fjalë:
“Fitorja më përkdhel sedrën, por më shumë më gëzon se ky konkurs më pagëzoi si imazhin e ‘Casa Italia’ në vigjilje të 28-Nëntorit, festës së Pavarësisë Kombëtare”.