Komisioni i Ekonomisë me Arben Ahmetaj voton pro shkarkimit të Arben Malajt
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ky vendim i kalon Kuvendit për miratim, në seancën e të mërkurës.
12 anëtarë të Komisionit të Ekonomisë kanë votuar pro shkarkimit të Malajt, ndërsa 5 të tjerë janë shprehur kundër.
Debati/ Malaj-Ahmetajt: Unë të kam mësuar si të jesh i dobishëm
Pjesë nga debati
Arben Malaj: Propozimi për shkarkim vjen nga Kryeministri, dhe këtu ka një ngërç institucional. Këtu ka dy firma e Kryeministrit dhe e Këshillit të ministrave. Më shpjegoni procedurën. Kanë sjell njoftim që nuk do të vijnë asnjë përfaqësues i këshillit të ministrave. Çështjen do e çoj në Strasburg dhe ata nuk vijnë ne një seancë publike. Këtu duhet të jetë patjetër përfaqësuesi i qeverisë. Jam anëtar i Këshillit Mbikqyrës së BSH. Të vij një përfaqësues ta mbrojë këtë propozim. Nuk dua të vijë Rama këtu, të vij dikush tjetër, sepse unë do e coj në Strasburg.
Arben Ahmetaj: Këshilli Ministrave nuk ka dërguar.
Arben Malaj: Unë kujt ti bëjë pyetjet për këtë propozim? Unë nuk i kam këto argumentet. Unë kërkoj audiot e regjistruara ku është shkelje.
Avokati Jordan Daci: A mund të na thoni kush është kërkuesi i shkarkimit nga pikëpamja procedurale.
Arben Ahmetaj: Është një grup deputetësh.
Avokati Jordan Daci: Ne kemi dyshime në anën procedurale, referuar rregullores së kuvendit, kërkoj që para se të filloj shqyrtimi, duhen dokumentet me argumentet, pasi gjykojmë se ka parregullsi procedurale.
Arben Malaj: Jeni në përplasje kompetencash dhe procedurash. Ju nuk keni shqyrtuar kërkesën e deputetëve. Shumë më kanë mbështetur jo për një karrige pasi do të marr shumë të tjera. Vrasja e fjalës së lirë ka krijuar kriza sociale të mëdha. Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Libri ekonomiksi i zhvillimit, është udha ime. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. (Malaj sjellë në komision të gjitha daljet e tij në media të përmbledhura). Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale. Ju nuk doni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë por karrigen e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës. Banka e Shqipërisë ka dalë me një procesverbal ku tregon se është e kënaqur me shërbimin tim dhe nuk ka asnjë ankesë. Kam dhënë vlerësimin tim për çdo temë. I mohoj akuzat politike tërësisht.
Suzana Topi: A është mbledhur këshilli mbikqyrës i BSH për të shqyrtuar sjelljen tuaj? A është veprimi i qeverisë, i pastër politik?
Arben Malaj: Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Balla apo lali Eri. Unë do ti mbroj deri në fund deklaratat e mija.
Arben Malaj: Nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH. Vijimi i mbledhjes pa garantuar tërësinë e dokumenteve. Shqyrtimi në këtë seancë është cenuar nga mungesa e dokumentacionit.
Artur Roshi: Ju dënon partia juaj
Arben Malaj: Jam këtu për të mbrojtur të drejtën time pa gjoba sic bën bashkia që vë 490 mijë gjoba. Nuk jam këtu për të bërë politikë por të mbroj të drejtën time. Nuk kam kërkuar të shkoj unë prapë në BSH. Në 2014 nuk më votoi PS-ja, në 2016 u krijua një mundësi dhe shkova. Kam një mesazh për deputetët e opozitës, vlerësimet që më kanë bërë anëtarët mendova pozicionin që duhet të kemi dhe jam votuar me 107 vota. Në 2018 më mbaroi mandati nuk e kishin ndërmend të më votonin.