Albspirit

Media/News/Publishing

MARK GJOMARKAJ TRIM SI ZANA, SHOKT’ E TIJ S’I BAN MA NANA !..

Image result for fritz radovani"

Fritz RADOVANI

 

 

 

                                 

MAJOR Dr. MARK GJOMARKAJ, (1913 – 1946)

1944 NANDOR, një muej mundimesh që nuk besoj se persritet ma në Shqipni!

Më tregonte Kapiten Mikel Pjeter Prennushi, (pra, Daja im) per një takim të Tij të fundit me Major Mark Gjomarkaj, Mikun e vet trim dhe besnik… Djali i Gjonit Markagjonit, me të gjithë vllaznit e motrat.., të një fidanishtes herojsh që Shkodra nuk i harron perjetë!

Mikeli e kishte pyet në se rrezikohet puna dhe shteti merret nga komunistët, a do t’ishte ma mirë me ikë n’ Itali ku kishte krye shkollen? – Marku i kishte pre fjalen, tue i thanë se ti o Mikel ke ku rrin dy ose tre muej, derisa të zbarkojnë Aleatët në Shqipni… Mikeli pa asnjë dyshim tek Marku e ka mbyllë biseden, mbasi as nuk e randonte gja në ndergjegje. Marku i tha se as Ai me vllaun Lleshin, nuk e ka ndermend me u largue nga Shqipnia.

Ngjarjet u rrokullisen krejt ndryshej, gja që i kushtoj shtrenjtë Atyne që i besuen Aleatve.

Nga fillimi i vitit 1946 u arrestue një rrobaqepës që kishim pranë shtëpisë, Lap (Gasper) Tirana, një burrë shumë i mirë tek i cili shkonim edhe na me qepë rroba… Nuk dinte askush me tregue se pse asht arrestue ai rrobaqepës që nuk kishte asnjë dyshim per te.

Mbas një muej në tortura, Lapin e shtrojnë urgjent në spital në gjendje shumë të randë. Kur filloi me u permirsue Lapi, halla ime Gjyzepina që sherbente në spitalin e burgut, po që e njihte mirë Lapin, e pyeti se pse ishte torturue aq shumë nga sigurimi? – Lapi i ka tregue se i kerkojnë me pranue se i ka qepë ato ditë një kostum oficerash sigurimi Mark Gjomarkaj, i cili me atë kostum oficerash shqiptar ka shkue në hotel “Dajti” dhe, asht takue aty me disa diplomat të Misionit Anglez. Mbas një ore ka dalë dhe asht zhdukë, pa asnjë pasojë, ndonse pak minuta mbrapa sigurimi shtetit asht informue, po Marku u iku.

Halla e ka kshillue me qendrue, se askush nuk e akuzonte Lapin se i ka qepë kostumin e Markut, që në fakt Lapi ja kishte qepë mbasi e njihte mirë Markun që asht Burrë fjale!

Në të vertetë Lapi shpetoi vetem nga qendresa, po fatkeqsisht nuk shkoi gjatë dhe u hap fjala se Mark Gjonmarkaj, ishte vra nder malet e Mirditës. Trupi i Tij i gjakosun asht sjellë në Shkoder, pranë cepit Murit të Rrëmajit, ku rruga vazhdon per në Skenderbeg…

Ata që e njohën Mark Gjomarkaj ruenin kujtimet ma të mira per Burrninë e Tij…

E Ata që njohën edhe Vllaznit e Tij, besoj se me dhimbje kujtojnë ket Derë të nderueme!

 Melbourne, 17 Dhjetor 2019.

Please follow and like us: