Oana Glasu: SYTË E MI MBI SUPIN TËND!
Një ditë sytë e mi nuk kanë qarë më me lot, por me sy
Që nuk më lanë të gaboj kur
trupi qante me trupa dhe duart me duart.
Sytë e mi i panë hijet që donin të kafshonin nga gënjeshtrat e mia
dhe nuk i la.
Kur jeta kishte filluar të qante me jetë,
ata u lagën prapë prej gëzimit të lindjes
së hapave të rinj, që do t i shtypnin hijet
dhe e lanë jetën të rrjedhë.
E vetmuar, vdekja nuk dinte të qante,
as me lot, as me duart, as me trup.
Ajo vetëm qeshte fshehurazi, e lumtur,
sikur ishte një ndër hapat e rinj
dhe atë, sytë e mi nuk e panë…
Por i luta të shndërrohen sërish në lot
dhe…ditën tjetër… e mbytën,
por më vonë, shikimi i fundit
ka rënë mbi supin tënd.
Dhjetor, 2019.
Please follow and like us: