Albspirit

Media/News/Publishing

Pse kjo histeri opinionesh kundër Alketa Vejsiut?

Image result for arilena ara"

Ulja e siparit të festivalit të 58 në Radiotelevizionin Shqiptar ku u shpall fituese Arilena Ara është shoqëruar me një histeri opinionesh ku në qendër është vënë prezantuesja Alketa Vejsiu, regjizorja e spektaklit, drejtuesit e televizionit publik, etj.

Nisur nga produkti, pra nga shpallja e fitueses së festivalit, Arilena Ara është ndër të vetmet e këtij evenimenti që njihet jo vetëm në viset shqiptare, por që ka kënduar edhe në skena të tjera ndërkombëtare.

Pra është një sukses i merituar. (Po aq të merituara kanë edhe dy çmimet e tjera, të fituara nga Elvana Gjata dhe Sara Bajraktari). Madje duhet thënë se Arilena, si dhe Frederik Ndoci e Anjeza Shahini janë zgjedhjet më domethënëse që ka bërë Shqipëria për në Eurovizion, sepse të tre janë të njohur ndërkombëtarisht.

Nuk është sekret të thuhet se në morinë e madhe të triumviratit shqiptar (poet-kompozitor-këngëtar) ne kemi pak art të ballafaquar me të tjerë, pra në rajon, Europë e më gjerë. Ky ndoshta lypset të jetë shqetësimi më i madh i institucioneve kulturore, përfshi ministrinë përkatëse, i organizatorëve dhe mbështetësve financiarë.

Natyrisht formula e Eurovizionit pak shpreson që një ditë fituese të jetë Shqipëria, por rëndësi ka paraqitja dinjitoze, që duhet thënë se e kanë bërë të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë, të njohur apo jo ndërkombëtarisht, në konkurimin e veprimtarisë europiane të këngës.

Nuk ka asnjë dyshim se Alketa Vejsiu është aktualisht një nga moderatoret më të spikatura, ndoshta jo e vetmja, që solli risi dhe një frymë tjetër në festivalin e këtij viti.

 

Please follow and like us: