Parashikimet e rrezikshme të Baba Vanga për vitin 2020
“Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje e rëndë në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Ndërsa Europa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë”. Këto janë parashikimet e tmerrshme që bullgarja e njohur me nofkën Baba Vanga ka bërë për vitin e ri që pritet të trokasë në ditët e ardhshme.
Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Parashikimet që i atribuohen Baba Vangës për vitin 2020 thonë se presidenti Trump do të diagnostikohet me tumor në tru që do ta lerë atë shurdh dhe madje mund t’i marrë dhe jetën. Mistikja bullgare gjithashtu parashikon dhe një tentativë vrasje të Vladimir Putin nga brenda Kremlinit dhe është e paqartë nëse lideri rus do t’i mbijetojë kësaj gjëje. Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85 vjeç, në vitin 1996, njihej gjithashtu si ‘Nostradamusi i Ballkanit’.