Horoskopi ditor, e enjte 2 janar 2020
Dashi
Do hezitoni te hidhni hapa me tej sot ne jetën tuaj ne çift. Here do mendoni se çdo gjë do jete me e bukur mes jush nëse lidheni me tepër, e here keni dyshime se mund te vuani. Qartësohuni! Beqaret do mund te fillojnë një histori dashurie mjaft pasionante. Financat do jene ne gjendje me te mire se disa dite me pare, megjithatë ende duhet pak përkujdesje.
Demi
Dielli do ju nxite te afroheni edhe me tepër me njeri-tjetrin sot dhe te ruani gjithmonë një marrëdhënie te mire. Do dini si t’i shprehni sa me hapur ndjenjat. Për beqaret priten aventura te këndshme, por qe do mbarojnë me shpejt sesa mendohej. Qetësi dhe aspak probleme nuk do ketë ne planin financiar. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e te ardhurave.
Binjaket
Do kaloni një dite mjaft pozitive sot me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin pranë. Ai gjithmonë ju ka dhënë dhe do iu japë ngrohtësinë e duhur. Beqaret nuk do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë ne jetën sentimentale dhe do stepen para çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar do jeni këmbëngulës dhe do ia dilni ta stabilizoni gjendjen.
Gaforrja
Yjet nuk do e favorizojnë aspak sot jetën tuaj ne çift. Here pas here mund te keni debate te ashpre me partnerin për shkak te kokëfortësisë suaj. Qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit dhe reflektoni. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga persona qe nuk vlejnë aspak. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni. Ne planin financiar bëni çfarë te mundni për te shmangur problemet.
Luani
Dielli do përkujdeset mjaft për jetën ne çift sot dhe do iu ndriçoje mendimet. Do përgatisni surpriza për njeri-tjetrin dhe situata sa do vije dhe do përmirësohet. Beqaret ka rrezik te ecin me sy mbyllur drejt një lidhjeje qe mund t’i shkatërrojë. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Nuk është koha e përshtatshme për investime.
Virgjeresha
Mos bëni gabim te filloni aventura sot juve qe jeni ne një lidhje sepse është gjynah te shkatërroni gjithë këtë marrëdhënie te bukur qe keni kohe qe e keni ndërtuar. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te dale e për te njohur njerëz. Situata financiare ka rrezik te ndërlikohet tej mase. Gjithçka për shkak te gabimeve qe keni bere kohet e fundit.
Peshorja
Dite goxha e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kërkoni gjate gjithë kohës te impononi mendimin tuaj dhe kjo mund te jete shkatërruese. Beqaret do mund te fillojnë një lidhje delikate fillimisht, por qe me kalimin e kohës do shndërrohet ne emocionuese. Financat do jene ne qendër te vëmendjes gjate gjithë kohës. Nuk priten vështirësi.
Akrepi
Pas një periudhe jo shume te qëndrueshme dhe pa diell për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e rigjeni bashkëpunimin ne çift. Komunikimi i ngrohte do iu nxjerre nga çdo situate. Dite e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për beqaret. Shfrytëzojeni deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.
Shigjetari
Do mundoheni shume, por nuk do arrini te kuptoheni si duhet me partnerin tuaj. Për disa dite do qëndroni larg njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te krijojnë shpejt e shpejt një lidhje. Financat do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat pa mbarim nuk do arrini dot te përmbushni as detyrimet qe keni për te shlyer.
Bricjapi
Nuk do jeni aspak te qarte ne mendime sot dhe mund te keni here pas here disa debate me partnerin. Asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do njihen me një person te veçante ne një ambient gjithashtu interesant. Ne planin financiar do shpenzoni pa fund dhe situata do vije duke u përkeqësuar. Kujdes sepse do mbeteni me xhepat bosh.
Ujori
Do keni me ne fund mundësinë te jetoni ne një ambient te lumtur dhe te mbushur me emocionet sot. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Edhe beqaret do “goditen” me ne fund nga shigjeta e Kupidit dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj vështirësie. Do arrini te kryeni edhe disa investime.
Peshqit
Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë partnerit dhe do kënaqeni edhe pse pasioni nuk do jete i zjarrte. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare kështu qe nuk do ju plotësohen dëshirat. Ne planin financiar mos u tregoni aspak impulsiv sepse kjo mund t’iu shkatërrojë plotësisht. Mendoni edhe për te nesërmen