Robert Papa në ‘Fokus’ te Faxnews: SHBA i ka gjetur miliardat nga Uruguaj deri ne Qipro, pritet hetimi i SPAK
Shqiptaro-amerikani, Gjok Deçkaj, në një intervistë për “Fokus” nga Robert Papa në Faxnews, që transmetohet çdo të shtunë, ora 20.50, pasi tregoi kalvarin e tij në kampet e internimit, tha se “PD, PS dhe LSI janë njësoj kusarë dhe hajdutë. Ata gabojnë kur kujtojnë se do të shpëtojnë. Amerika nuk fal. I kanë gjetur ku janë afro 5 mliardë dollarë. Në burgun special do të jenë të izoluar. Si kujtojne se do t’i falë Amerika? Kurrsesi jo. Enver Hoxha i persekutoi shqiptarët, kurse këta politikanë të sotëm i vodhën dhe i nxorrën rrugëve të botës. Ku bën vaki në një shtet normal që të investohen 25 milionë dollarë për 1 km rrugë? Kë duan të mashtrojnë, kur këtu në SHBA 1 km shkon 1.5 milionë dollarë”.
Deckaj u ndal gjate ne kampin e e Tepelenes duke thene se Pellumb Xhufi eshte nje rrugac, e quan veten edhe historian.
Po për “Fokus”, biznesmeni Astrit Dinosha deklaroi se: “Janë hapur llogari me miliona dollarë në bankat e Uruguajit. Natyrisht që një biznesmen i ndershëm nuk ka pse hap llogari në Uruguaj, por janë politikanët dhe të afërmit e tyre, që e kanë bërë këtë veprim. SPAK duhet të ndjekë paratë dhe në këtë mënyrë do zbulojë edhe krimin. Janë afro 100 milionë euro ne Montevideo, pa folur për Qipron apo Afrikën”.
Në komentin e tij, moderatori dhe analisti Papa tha se: “Vjedhja më e madhe është sistemi zgjedhor, ku kryetarët e partive drejtojnë si mafiozë. As Rama dhe as Basha nuk pyet kënd, por fusin mediokrit dhe ata që vijnë nga bota e krimit. FBI i ka gjetur llogaritë e tyre. SPAK pritet të ndëshkojë peshkaqenët, por edhe molusqet e squllët hajdutë”.