Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Në mars duam hapje të negociatave për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Para nisjes së këtij takimi, kancelaria është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në muajin Mars.

 ‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’- tha Merkel.

Please follow and like us: