Gëzuar 7 Marsi, Shën Drita e kombit!
Xixa yjesh prag agimit,
Zbrisnin qiejsh gjer tek ne.
Ndiznin Qirinë e Naimit,
Kur mësonim Abece.
Xixa yjesh ndiznin ëndrra.
Hapnin shtigje drite larg.
Manushaqja nëpër gjëmba
Ngrinte kokën dhe më lart
… Eci udhësh fëminie.
Heq një gjemb e shtyj një shkarpë.
Bredh e çlodhem nëpër hije.
Hedhur trastën krahëqafë.
Bredh e çlodhem nëpër prozhme.
Këngë e lumit kurrë s’fle.
Nëpër degë bilbila Vjose
Cicërijnë: A-be-ce.
Please follow and like us: