Ndue Ukaj: Krekosjet kundër Amerikës mund t’ i paguajmë shtrenjtë
Ndue Ukaj
At Zef Pllumi i urtë dhe i mençur – na ka këshilluar se çdo avanturë me perëndimin, mund ta paguajmë me robëri të re.
Vërtet, ne kemi përvojë me avantura të tilla, të cilat na kanë këputë nga rrjedhat e civilizimit dhe na kanë lënë më të prapambeturit në kontinent.
Sot – duke refuzuar perëndimin- dikush vetëdijshëm ose jo po dëshiron t’ i hap dyert e dritaret për ideologji antiperëndimore, nën të cilat kemi vuajtur me shekuj.
Kurse ata që thonë: jemi me Europën, Gjermaninë apo ndonjë vend tjetër europian, por jo me Amerikën, janë do mashtrues të mjerë, që mendojnë se me fraza e ideologji mbahet shteti.
Jo, me ideologji e fraza, vyshket shteti. Ashtu siç u vyshk Shqipëria e izoluar ideologjike.
Ne – që dy dekada nuk jemi të zotët as gropat nëpër kryeqytet t’ i mbulojmë, e kukurisim si gjelat në maje të plehut kundër atyre që na dhanë dinjitet, liri, demokraci e shtet.
Ky është më shumë se turp.
Prandaj, ju që mbillni helm ideologjik e parulla, dhe që frymëzoheni nga disa mjeranë që jetojnë sipas dokrrave të tipit “ne do të mbrojmë parimet, edhe sikur vetëm bari të hamë,” po bëni një padrejtësi historike mbi Kosovën.
Po përbuzni miqtë dhe aleatët dhe kjo është goditje kundër interesave jetike të shqiptarëve.
Lini dokrrat dhe kthjelluni sa nuk është bërë vonë.