Denis Dyrnjaja: Një nga oborrtarët duhet ta njoftojë Kryeministrin, që çmimet në tregje po thyejnë rekorde bursash
Një nga oborrtarët duhet ta njoftojë Kryeministrin, që çmimet në tregje po thyejnë rekorde bursash. Njerëzit s’kanë nevojë për receta joge dhe minirole amatore, se kjo që po ndodh nuk është film me rolin e dajës, por film që mund të na groposë të gjithëve si njerëz e si shtet, edhe pa u sëmurë fare. Përtej Coronavirusit, që na është shndërruar në makth, një tjetër vrimë e zezë mund të na përpijë, me një situatë të kolapsuar. Njerëzit duan siguri për nesër, për ushqimin e përditshëm dhe për mundësitë e jetesës. Me çfarë do ushqehen kur s’do kenë mundësi të përballojnë dot asnjë vakt. Ka një jetë përtej makthit të Covid-19. Pas 3 ditësh dhe kanë filluar të ndjehen mungesat. Po pas dy javësh?! Po pas një muaji?! Të paktën për t’u marrë me sportivitet nuk është, me të qeshur jo e jo. Nëse janë gjërat kaq në terezi të na thuhet që mos e vrisni mendjen merruni vetëm me Joga se pjesën tjetër e kemi zgjidhur sipas këtij plani 1..2..3…
Për sa kohë mungon një strategji sociale edhe mesazhet e kryeministrit ngjajnë komplet bajate