Albspirit

Media/News/Publishing

Kleves Bitro: Pse e kam për nder “tradhëtinë” ndaj Ramës?

Image result for kleves bitro

 

Broçkullat e të vetkënaqurit në rolin e “Liderit Suprem” që sokëllin nga kulla e Surrelit se do na shpallë tradhtarë të gjithëve ne që nuk i bindemi atij, u ngritën në një shkallë marrëzie.
Me një gjuhë arrogante të një sëmuri mendor që e ka zaptuar frika e koronës për shkak të kartelës së rënduar mjeksore me pathologjitë e avancuara të një autokrati, u shkumbavit duke kujtuar se frikësoi njeri. Doli në rolin e “Don Kishotit” modern që nën grykat e ndryshkura të mitralozëve të makinave ushtarake, do na fitojë luftën imagjinare me armikun edhe më imagjinar, të cilit i frikësohet se mos i zbret në gurmaz e i merr shpirtin katran nga pehashi i kokainës. Kryeministri i asgjësë, pa zgjidhje për ekonominë familjare, për të papunët dhe fukarenjtë, pa asnjë kokërr leku për ta, u shfaq prapë sot në një elegji të zezë e të denjë për epitafin e tij politik. Me flamurin e shpëtimit të frymëve nga koronavirusi dhe me këpucën mavi të pushtetit në fytin e demokracisë dhe lirisë, kërcënoi se do u bënte gjëmën atyre që ai do i vlerësonte si tradhëtarë në marrëzinë e tij të madhe me pakënaqësinë e njerëzve ndaj tij. Me thonjtë e paprerë njësoj si atëherë kur për të keqen e shqiptarëve e sollën në Tiranë, me mjekrën e pisët dhe qimet që zaptonin hundët në një kohë kur kërkon për gjithë dynjanë të mbajë pastërti, Kryeministri i një sistemi bosh që xhiron vetëm me veten, na shpalli tradhtarë ata që nuk i binden. Në panik nga çdo grup, individ, njeri i lirë që e sfidon dhe mendon ndryshe nga ai, gjëmoi se do ndëshkojë me breza të pabindurit. I marrosur prej frikës fatale dhe shpirtrave të mashtruara që e ndjekin netëve makbethiane, Edi Rama po luan aktin e fundit të paracaktuar për të, atë të piskamës para kthimit në kadavër politike. E ndërsa shau e shfryu sa mundi inate të vjetra e të reja ndaj opozitës, asgjë nuk tha si do ndihmojë njerëzit mos vdesin jo nga korona, por nga pazotësia dhe paaftësia e “Liderit Suprem”. Ndaj unë i pari e kam për nder të jem “Tradhëtari” i parë në këtë kohë kolere që ka zaptuar vendin dhe atdheun tim.

Please follow and like us: