Shaban Murati: Pleshtat dhe jorgani
Shqiptarët janë të njohur dhe madje mburren që për një plesht e djegin jorganin. Kjo filozofi sui generis është parim funksionues i politikës shqiptare, ku për të shpëtuar pleshtat e politikës i digjet popullit jorgani, pra shteti dhe qeverisja. Me këtë filozofi pleshtat e politikës, që fryhen e pasurohen me vuajtjet e popullit dhe që shumicën i kemi peshqesh nga Serbia, rrinë në fron me dekada dhe populli me dekada nuk po gjen dot jorganin.
Deri sa të mësohet me filozofinë demokratike që të djegë pleshtat e politikës dhe të ruajë jorganin e vet, pra shtetin.
Please follow and like us: