Piro Ahmetaj: RESPEKT për oponencën, NEVERI ndaj minjve të kazanit të pusht-etit!
1. Paraprakisht, më duhet të falenderoj 10-ra gazeta dhe portale për publikimin e opinionit: “Propozimet e MM = në #shkelje të #Kushtetutës & denigrim të #ushtarakëve”!
Po ashtu, përshëndes disa mijëra kolegë/miq brenda dhe jashtë vendit, për konsideratat inkurajuese si dhe rezervat racionale që më kanë adresuar në këtë rast, por edhe përgjatë 15 viteve të fundit.
2. Konsideratat e medias si dhe qytetarëve i çmoj si vemendje ndaj çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe më posaçërisht, si mbështetje për kontributet dhe sakrificat e komunitetit të: “ushtarakëve, policëve, inteligjencës, mjekësisë, emergencave, etj”.
Edhe nga kjo përgjegjësi politike, #garantoj se shkelësit e kushtetutës, ligjeve, abuzuesit me pronat e FA, #korrupsionit, kamikazët, #delirantët, militantët, cinikt & #sekserët e #ologarkëve që e kanë “#pushtuar” MM në 7 vjet, shumë herët do përballen me institucionet e drejtësisë.
3. Vetëm disa prej #100-ra opinioneve publike i kam ndarë në faqen personale Facebook!
Por mbasi jam informuar se, një ushtri “#minjësh të uritur për #diarenë e mbetur në kazanin e #pusht-etit”; pa i lexuar fare përmbajtjen, referencat e shkeljeve kushtetuese, ligjore, standarteve të NATOs, etj, i kanë “#ndërsyer me shpifje dhe fyerje”, ndaj integritetit të gradës së lartë ushtarake ushtarake dhe funksioneve shtetërore që kam ushtruar; për angazhimin në politikë mbas daljes në rezervë, specifikisht për këtë opinion, por jo vetëm.
4. Sigurisht nuk i`a vlen të harxhosh as 1 sekondë kohë me këtë “#sektKonesh pa emër”, por, në respekt të kolegëve, dashamirësve dhe opinionit publik, më duhet të ri-përsërisë disa sqarime:
#Së PARI: Për tu #përballur me #shpifjen bastarde të Komisionit (rrezikut) të Sigurisë Kombëtare, si dhe MM, ndaj një akuze që: “de-legjitimonte ushtrimin efunksionit të këshilltarit; që denigronte integritetin e gradës së lartë ushtarake (#gjeneral),si dhe cënonte Institucionin e Presidentit”, në #Shtator 2015: “dhashë dorëheqjen nga funksioni; bëra menjëherë padi në gjykatë dhe dola përkohësisht në rezervë nga uniforma”. Mbas kërkesës që i adresova Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit (dijeni Ambasadorit të USA dhe në media), u zhvillua një proces korrekt investigimi nga institucionet përgjegjëse. Përgjigjigja, ku #sigurisht është #ri–#konfirmuar pastërtia e figurës ndaj shpifjes (akuzës) është e administruar në Institucionin e #Presidentit si dhe në #gjykatën e lartë.
#Më tej, me 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, u hodhën poshtë akuza dhe pretendimet e #K(rr)SK dhe MM. Si e tillë, u ri-emerova si këshilltarit ushtarak, funksion që e ushtrova me 2 Presidentë për pothuaj 6 vjet. “Duke e ri-konfirmuar sa më sipër, është zyrtarisht dhe #lehtësisht e #çerifikuar për cilindo të interesuar, dëshiruar, merzitur, apo edhe për “#sekserët e stërvitur” për t’u vetë përdhosur nga oligarkët e pushtetit”.
#Së DYTI: kështu, përtej krenarisë për kontributet dhe integritetin përgjatë #36 vjetëve nën uniformën ushtarake, “normalisht” kam qënë i shoqëruar edhe nga zhgënjimmet, #mosmirënjohësit, cinikët, #shpifësit-pervers, POR, gjithmonë jam udhëhequr nga parimi i përbotshëm: “nëse merresh me #qentë dhe #konet që të #lehin rrugëve, humbet #destinacionin” dhe besoj prandaj kam arritur deri këtu…!
#Në përmbyllje, respekti ndaj mendimit ndryshe por dhe #neveria ndaj “#minjëve të #tepsisë së #pusht-etit”, më bëjnë edhe më të përgjegjshëm dhe vendosur për të kontribuar më fortë, për të “rikthyer në shina demokratike sistemin e sigurisë kombëtare”; modernizimin “jo me autoblinda, lëndë lotësjellëse dhe mjete dhune për të mbajtur me forcë pusht-etin”, POR për të zhvilluar kapacitete për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve; mbrojtjen e stabilitetit demokratik dhe interesave kombëtare, si dhe mjekimin e meritokracisë, kohezionit, respektit reciprok dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të FA.
Gjeneral Piro AHMETAJ, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD
Nëse jeni i interesuar mbi opinionin e zgjeruar mund të klikoni bashkëlidhur!
Propozimet për Gjeneralë, në shkelje të Kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve!