Albspirit

Media/News/Publishing

Kur gomari i Babatasit bëhet deputet!

Satirë nga Edmond Kaceli

Sa herë që një deputet i parlamentit shqiptar hap gojën në tre fjalë, pesë i ka budallëk! -po ç’dreqin lypni në parlament more budallë!
Siç thoshte Ismail Bej Qemali “Mësoni bre ta mbani gojën mbyllë kur nuk keni gjë për të thënë”!
Për Zotin e latë nam! Ngatërroni autorët e shquar me figurat e ç’quara të Kombit!
I keni thanë trunit “Hik Pirdhu” -thoshte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) teksa ishte shtrirë në Lezhë në shtratin e vdekjes!

Të gjithë e dinë se “O moj Shqypni/kush të ka rrasë me krye n’hì”  e ka shkruar Naim Bej Frashëri në librin e tij të famshëm “Hip këtu e shih Stambollin” -Mësojeni bre!
Pa shumicë votash, po iu them se Hymnin Kombëtar e ka shkruar Sali Berisha edhe pse vijon ta këndojë Lul Basha!

Skënderbeu i Elizës ka shkruar Dhjetë Urdhërimet e Shejnta! -teksa meditonte i qetë e fliste me perënditë, duke u vërdallosur lakuriq, nëpër Kodrat e Surrelit!
Ndërsa Ilir Meta, ka pasi ka folë me Zotin në malin e Tomorit, nga Teqeja e Baba Mondit, ka shkruar poezinë “Flori e shkuar floririt or Tunxh”!
Monika, si doktoreshë që është, i ka kënduar Hudhrës me vargjet e sajuara aty për aty “More gratë e Kurveleshit me palla lëftoni sheshit”!

Nga ana e tij doktor Taulant of Balla ka shkrojtur të famshmen “Xhixhile, moj xhixhile”! Për këtë nuk ka dyshim plagjiature! Po ku dini ju ç’është plagjiatura!
Bëftë hajr, in’shallah, Pandeli Majko, që na la të shkrojtur kryeveprën prej dy vëllimesh “Njeriu që qesh”!
Se përndryshe pa Tetarin Kombëtar e Gramoz Ruçin, kush do i qëndiste librat e famshëm “Garda e Kuqe” dhe “Si u kalit çeliku”?
Pa harruar vargjet e Lali Erit “Shi bie në Tiranë”, ndërsa meditonte përkrah Budës për të shëndrruar Urën e Tabakëve në stacion Spacial! (Hapësinor për budallat).
Ka një problem me Kamasutrën dhe një mijë e një pozicionet e saj!
Në këtë kryevepër kanë marrë pjesë shumë deputete e deputetë, ministra e ministresha, drejtorë e drejtoresha, kur rregullonin Kodin Penal e shurrosnin Kushtetutën!
Por për shkak të njohurive të mëdhaja në këtë fushë po ia lëmë autorësinë popullit si juristi më i madh i të gjitha kohrave!
Populli ynë trim, liridashës, e paksa budallë, ka meritën e vet të padiskutueshme! Shtatë milionë poetë, juristë, shkencëtarë, nallbanë, e tjerë, kanë dërguar në Parlament 140 burrat e gratë më të kënduar e më të çquar që ka pasë raca e shqiptarit!
Mos u habitni se kjo punë kështu është, kur Gomari i Babatasit, shkruar me mjeshtëri nga Faik Konica, pëllet “O moj Shqypni” prej mëngjezit deri në darkë në Parlament!

Hajt more budallë mëso diçka se zgjedhjet bit se erdhën prapë!

Please follow and like us: