Albspirit

Media/News/Publishing

Çezar Ndreu: Paralele nga krimet komuniste dje dhe sot me shembjen e Teatrit Kombëtar

 

Image may contain: one or more people

Komunistët ripërsëritin pabesinë!

Masakra e Buzëmadhes dhe Teatri!

Kur Brigada e Pestë ishte në Lumë dhe bëri Masakrën e Buzëmadhes, ishte ditë feste për popullatën!

Ishte Bajram!

Shefqet Peçi iu kërkoi me dhunë fshatarëve të mobilizoheshin në radhët e komunistëve.

Ndërkohë në bjeshkë, jo shumë larg vendngjarjes në kufi ndodheshin forcat partizane jugosllave.

Fshatarët, kryepleqësia i çoi fjalë Shefqet Peçit se “jemi në Bajram dhe këtë mobilizimin e lëmë për më pas dhe kuvendojmë pas festës”. Komisari Shefqet Peçi, po atë ditë kur fshatarët po festonin para teqes, vuri partizanët që të provokonin me këngën:

Hidhe Mine, hidhe këmbën

Si Lumës, ia q..fsha tëmën.

Kështu fshatarët u indinjuan dhe filluan një konflikt me partizanët me yll të kuq në ballë!

Situata u keqësua dhe shkoi deri neëkonflikt të armatosur.

Brigada e Pestë pushkatoi pa gjyq 24 – 26 burra të fshatit.

Në listën e të pushkatuarve kishin qenë dhe dy vëllezër, djem të rinj.

Plaku shkoi dhe iu lut Shefqet Peçit: “Aman, mos ma shkreto derën, falma njerin djalë”!

Shefqeti iu kthye: “Po, ta kam falë, me kusht që ti ta zëvendësosh vendin e tij”.

Ashtu u bë dhe plaku shkoi me të birin para togës partizane të pushkatimit…

Dhe Teatri Kombëtar u gjet të prishet në kohë pandemie dhe në kohën kur komuniteti musliman shqiptar është duke celebruar festën e tyre të Ramazanit.

Është qelbësirëllëk me qenë komunist.

Komunistët nuk kanë as Fe e as Atdhe!

Please follow and like us: