Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Postfestum

No photo description available.

Mesazhi i urimit i ambasadës amerikane në Shqipëri për festën e Bajramit në 24 maj 2020 është pesë herë më i gjatë se mesazhi i urimit me një fjali të stampuar dhe jo të personalizuar i kryeministrit të Shqipërisë me rastin e Bajramit një ditë më parë.

Kryeministri ortodoks i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, të shtetit ku shumica e popullsisë është ortodokse, gjatë mandatit të tij ka asistuar në një falje të Bajramit brenda në xhami në Shkup.

Nuk ka kryeministër të Shqipërisë të periudhës demokratike, ndonëse ka ndejtur apo po rrin tetë vjet në post në shtetin me shumicën e popullsisë myslimane dhe me votat e të cilëve është zgjedhur kryeministër, që të ketë shkelur njëherë në xhaminë kryesore të Et-hem Beut në qendër të Tiranës dhe të ketë asistuar në një falje Bajrami.

Post Scriptum: Levantinët, që mund të brofin me kapuçin e laicitetit, duhet të kujtojnë se qeveria “laike” e Shqipërisë demokratike është e vetmja qeveri në botë, që ka organizuar një meshë.

Please follow and like us: