Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Politikanë, vizitohuni tek psikiatri se po na merrni me qafë…

Image may contain: 1 person, suit and closeup

Bardhyl Berberi

 

Çdo ditë përballemi me probleme të shumta, me skandale dhe kriza të thella që në shumë raste janë rezultat i një paftësie të një drejtuesi të lartë partie apo shtetërori, të cilët na ballafaqojnë më probleme të shumta që kanë si emërues të përbashkët paaftësinë, drejtuesin emocional që ka hipur në një karrike të madhe dhe i bën punët lesh e li siç thotë populli dhe krizat e thella që i kanë nuk mund t’u ndihmojs dhe nuk po i ndihmon aspak.

Duhet të rinovoja patentën për drejtim makine dhe një fletë analizash; analizë gjaku, vizitë tek kardiologu, tek psikiatri, dermatologu, okulisti, otorino, dermatologu etj. Një mal me analiza që ta çonin shpirtin në majë të hundës, një specialist e gjeje dhe nuk gjeje tjetrin, por përfundimisht i plotësova. Duke dalë nga poliklinika më drejtohet një burrë i moshuar:

-Çfarë i ke gjithë këto analiza?

-Për rinovimin e patentës së makinës.

-Mirë more gazetar një deng me analiza për një patentë, por atyre që ju besojmë shtetin, presidencën, partitë, të ardhmen tonë a duhet t’i çojmë të vizitohen tek psikiatri, a janë mirë mendërisht se po na hedhin në humnerë!

Kështu unë sygjeroj që të angazhohen disa psikatër profesionistë dhe le të bëjnë përpjekje për rregullimin e shumë mendjeve të sëmura jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë edhe në të gjithë rajonin që koka të nxeta për interesat e tyre vetiake nuk po e dimë se ku duhet të përfundojnë me çmenduritë e tyre. Të parët për trajtim psikiatrik duhet të jenë politikanët të cilëve nuk u ka mbetur asnjë fije mendje në kokë, cdo ditë dëgjojmë çmenduri e budallallëqe. Nganjëherë na duket sikur na kanë futur këta politikanë në një çmenduri kolektive. A e  kuptoni se na morët në qafë të gjithë? Një opozitë si mizë pa kokë që vetëm zhurmon. Prishi mbiiklaimin, tentonte të sabotojë gjithçka që ndërtohet e re që nga këndi i lojërave, stadium, ja dhe tani kërkonte të ruante në këmbë një relike të pushtimit italian me pllaka pupuliti!

Bota kur ndërton diçka të re në shërbim të interesit kombëtar prish lagje të tëra, këtë e dimë… E si mund të eci përpara qytetërimi me relike në mes të Tiranës. Nëse bota nuk do t’iu vinte kazmën gjërave pavlerë nuk do të kishim qytetërimin që kemi sot.  Tearti është emblemë e kulturës sonë kombëtare dhe duhet një vepër dinjitoze në mes të Tiranës jo një dopolavoro italiane. E morët vesh lajmin po fillon të shembet stadium i famshëm “Sansiro”, monument kulture ku janë lujtur ndeshje të botërorit që u zhvilluan në Itali apo finale të kupës së kampioneve apo të UEFAS. Çfarë kujtime të paharruara kanë italianët nga ai stadium, sa gëzime ju ka sjellë? Por do të ndërtojnë një stadium akoma më të mirë dhe do të ruajnë atë pjesën ballore për neostalgji, ashtu siç u bë ne me stadiumin e ri kombëtar. Mora një email nga miku im i vjetër, një gazetar i famshëm bullgar Dimitri Petkov, i cili më shkruan se çfarë vlera ka ajo godinë teatri që u prish, flisni ju dhe bëni sherr, kur një mbesa ime bullgare e mori me qera Teatrin Kombëtar për disa vjet dhe e bëi Bingo në kohën e qeverisë Berisha. Ikën se u sëmurën të gjithë nga lagështira dhe e ftohta. Ku ishin këta artistë të ngrinin zërin që mbi atë plate ku kishte interpretuar Naim Frashëri, Kadri Roshi, Robert Ndrenika etj që u kthye në sallë bixhozi?

Ku janë këta artistë të famshëm që ju vjen keq kur u shkatërrua Kinostudiua  të cilën e ndau qeveria Berisha copa-copa sikur të ishte gjel i detit për Vitin e Ri. Sa kujtime kanë këta aktorë dhe sa filma janë xhiruar nëpër ato atelie që u kthyen në televizione private? E gjithë kjo turmë e këtyre aktorëve që ju digjet barku për Teatrin nuk e kanë hallin tek teatri, por i janë ngjitur Lul Bashës për të kapur ndonjë kockë. T’i futi në listat e deputetëve se një pjesë prej tyre janë papunë dhe kanë ngelur si numurorë topi. Pse akuzohet policia, nuk pashë asnjë të goditur apo të masakruar. Kam parë skena të tmerrshme të policisë franceze të mes të Parisit që i godiste protestuesit me plumba gome dhe ngeleshi shakull në trotuar. Më thoni një të dëmtuar!

Çfarë e mendoni ju veten tuaj se jeni më të mençurit, më inteligjentët apo edhe më të bukurit në botë që të gjithë të jenë të detyruar të vrapojnë pas jush, sepse ky vrapim nuk shpie në asnjë vend tjetër përvec humnerës. Do t’u themë jo ju se nuk jeni as më të mençurit, as më inteligjentët e as më të bukurit në botë, por jeni nën nivelin mesatar të inteligjencës shqiptare. Çuditërisht politika dhe e ardhmja tonë mbruhen nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi brenda vetes nuk merret me këta delenxhinj të politikës sonë… Që janë bërë si qen të tërbuar dhe madje kërcënojnë dhe Amerikën.

– Po, – ju jeni më hajdutët që jetoni në një luks të zi në vila 500 milionëshe. Mjaft sakrifikuan njerëzit për ju, po bëhen gati 30 vite duke pritur se po na jepni mend, por në vend të kësaj juve u kanë dalë edhe ato pak mend që i kishit. Pyes publikisht çfarë mendoni se jeni duke bërë o politikanë, e morët në qafë popullin që sakrifikoi shumë për ju gati tre dekada e ju nuk bëtë asnjë sakrificë edhe më të voglën për ta për t’i rritur mirëqënien. Çdo njeri që merret me politikë dhe merr një karrike të madhe duhet fillimisht të vizitohet tek psikiatri a është mirë mendërisht? Ne i kërkojmë një njeriu që pajiset me patentë për të vozitur me makinë një raport mjekësor me 30 firma duke filluar nga gjaku, sytë, lëkura, zemra, mëndja  me gjitha pikat kryesore të shëndetit;  le të veprohet sa më shpejtë që është e mundur, ndoshta edhe është shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. Por mesa duket po ju mblidhet litari të gjithë juve që ia keni nxirë jetën popullit dhe kësaj radhe do të uleni në sallën e gjyqit të përballeni me abuzimet tuaja në këto 30 vjet “demokraci“. Më duket se kësaj radhe zor se do ta kaloni lumin me varka prej letre…

 

 

Please follow and like us: