Albspirit

Media/News/Publishing

THE AUTOCAR, 1946/MERCEDEZI I MBRETIT ZOG, DHURATË E ADOLF HITLERIT, DEL NË SHITJE

Mercedez 540 K

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

 

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj:

 

Tradhëtia në qendër të vëmendjes

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues: “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina…”.

 1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

 Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

 Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet…”.

 

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/.

Please follow and like us: