Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Mirëqënia mendore përballë një zgjedhjeje të vetme të detyruar!

Nga Orjola Pampuri, politikane e PD, diplomuar në Psikologji, UT dhe Doktore e Shkencave në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë.

Secili prej nesh po e përballon në mënyra të ndryshme këtë situatë, dikush e percepton të cuditshme, dikush tjetër I friket të panjohurës, dhe asaj që ajo mund të sjellë, dikush tjetër numëron ditët deri në përfundimin e saj, kjo për shkak se nuk mund të përballojë më izolimin social dhe stresin që ai ka shkaktuar apo edhe krizën ekonomike e cila nga java në javë thellohet për familjarët apo edhe bizneset.

Por, një gjë vlen të theksohet që të gjithë jemi përballë një zgjedhje të vetme të detyruar të zbatojmë rregullat dhe kushtet e ekspertëve të cilët padiskutim që kryejnë studime të thelluara mbi këtë virus, e të cilëve duhet të priremi tu besojmë më shumë, duke zgjedhur kështu të behëmi selektivë kundrejt fluksit të informacioneve nga burime shpeshherë të pasigurta apo joprofesionale, të cilat nxisin më shumë tek ne ndjenjën e pasigurisë.
Fokusimi tek një burim i vetëm informacioni, I vërtetë dhe professional, është mënyra më e mirë për të qënë të qetë, dhe për të kaluar me sa më pak stress këto ditë. Qytetarët në të gjitha vendet e botës ndjehen të qetë e të sigurt mbi rregullat dhe sigurisht I zbatojnë me përgjegjshmëri ato, pa patur nevojë për ndëshkime, pasi ata kanë besim tek qeveritë e tyre.

Sa më pak besim tek qeveria, aq më shumë masa ndëshkuese, sa më shumë besim aq më të ndërgjegjshëm janë qytetarët.

Ajo që vlen të theksohet në ditë të tilla është që të evitohet maksimalisht informacioni me përmbajtje apo shifra vdekjesh, pamje të trishta me pacientë të intubuar në spitale, arkivole, apo ajo që është më e trishtë, kur bëhen bilance për persona që humbin jetën theksohet disa herë që ai/ajo I përkasin moshës së tretë, pra me pak fjalë, duke e shpërfillur në një farë mënyre këtë moshë.

Duhet të kuptojmë që cdo moshë ka jetën e ditët e saj, pa I huazuar asnjë second askujt, ka të drejtën të jetojë cilësisht deri në sekondat e fundit të jetës, dhe askush nuk ka të drejtë të anashkalojë rëndësinë e jetës së tyre, të cilët me pak fjalë janë prindërit tanë, dhe jashtzakonisht të rëndësishëm, por duke u përballur me informacione të tilla gjatë ditës, izolimi do bëhet shkas që tek ata të rritet risku që të preken nga kriza kardiovaskulare apo ishemike, për të cilat përvec mungesës së aktivitetit fizik, pra levizjes në ajër të pastër, një tjetër shkaktar do të jetë edhe nga stresi.

Një tjetër risk është edhe për ata individë të cilët kanë crregullime të OCD, pra të crregullimit obsesiv kompulsiv, gjëndja e të cilëve agravohet disi dhe duhet të mbahet nën kontroll gjatë kësaj periudhe, ndërsa atë që mund të lërë kjo pandemi është dhe risku që kanë disa persona që simptoma të OCD, të shfaqen në një periudhë të mëvonshme, pas daljes nga izolimi.

Gjithsesi mbajtja nën kontroll, dhe ndërgjegjësimi I herëpahershëm nga profesionistë, që i gjithë ky kujdes për higjenën, I përsëritur shumë herë në ditë, gjë që shpesh nuk ka të bejë me rutinën normale tonën, do përfundojë një ditë, dhe ne do t’I kthehemi normalitetit,pra higjenës personale, rutinë e brenda normave të normales.

Një tjetër grup risku janë dhe personat të cilët kanë patur simptoma të depressionit, por të stabilizuara dhe të mbajtura nën kontroll, sigurisht që gjatë izolimit social, kanë predispozita që këto simptoma edhe mund të rishfaqen, nëse personat që I qëndrojnë pranë në familje, nuk e mbështesin, nuk komunikojnë apo nuk mundohen që t’I përshtasin disa aktivitete gjatë ditës me qëllim që të mos ndjejë për asnjë cast vetmi dhe stress, sigurisht që simptomat do të rizgjohen, e do të ndodhë që edhe të agravohen.

Ajo që na mban larg stresit është organizimi I ditës, në mënyrë që mos të lejojmë që asnjë cast të ndjehemi të stresuar, të mos ndjehemi vetëm, dhe të zhvendosim vëmendjen nga informacionet frustruese, tek filmat, librat e aktivitetet brenda shtëpisë, të cilat na bëjnë të ndjehemi mirë, dhe larg stresit.

Mirëqënia e shëndetit tonë mendor, eshte e rendesishme per te patur nje imunitet te forte, me te cilin mund te ndjehemi te sigurte perballe COVID 19 dhe simptomave te tij.

Please follow and like us: