Ari Ukimeri: OBJEKTET E KULTIT NË PRIZREN (2)
(PJESA E DYTË)
ARGJIRA (ARI) UKIMERI
MA.SC.PEDAGOGE
PRIZREN, KORRIK 2020
KISHA E SHËN SPASIT (SPASI SHËLBUES APO SHËN SHPETIMTARI)
Kisha e Shën Spasit (Shën Shpëtimtari), u ndërtua në vitet 1333-135. Gjindet në pjesën juglindore të Lagjes së Nënkalasë së Prizrenit. Sipas burimeve dhe hulumtimeve të bëra, kjo kishë u ndërtua përmes teknikës së Klausonazhë (Kombinim i rendeve të tullës dhe gurëvë, në të gjithë planimetrinë e saj. Poashtu, afresket në këtë shenjëtore janë pikturuar në dy faza. Në fazën e parë, afreskat kanë egzistuar së pari në dekadën e katërt të shek. XIV. Ndërsa pjesa tjetër e afreskave janë pikturuar në vitin 1348. Elementet e terakotës në kupolë rreth dritareve, në arktitraje dhë harqe gjysmë rrethore të dritareve, vazhdojnë të kenë skemën e njëjtë decorative si në fasadë.Aktualisht, Kisha e shën Spasit është nën mbrojtjen e monumenteve të kulturës (MKRS).
KISHA E KRYEENGJËJVE
(Shën Mëhilli dhe Shën Gabriel – Manastiri Arkangjelit)
Kisha e kryeengjëjve apo Kisha e Shën Mihillit dhe Gabrielit, u ndërtua në vitin 1343. Këtë objekt fetar e ndërtoi Stefan Dushani Nemanja. Kisha e kryeengjëjve, gjindet në Grykën e Lumbardhit, në jug-lindje të Prizrenit, gjegjjësisht 2.5 km. Kompleksi në fjalë, përbëhet prej Qytetit të Ulët, apo sic njihet në popull si Qyteti i Dushanit dhe Qyteti i Epërm e njour si Kështjella e Epërme (Manastiri i Shën Arkangjelit). Në bazë të burimeve dhe gjurmëve egzistuese, këtu ka qenë një kompleks i ndërtesave të vendosura brenda murit bbrojtës që ka rrethuar qytetin në të gjitha anët. Poashtu, në këtë kompleks fetar, gjinden: Kisha e Kryeengjëjve (Mëhill dhe Grabiell), me varrin e mbretit, e cila është ndërtuar mbi themelet e një kishe Paleokristiane, Kapela e cila është e ngjashme me kishën e kryengjëjve, por me përmasa më të vogla, e cila ka qenë e ndërtuar para saj, tryezaria me kuzhinë, konakët e ndryshëm etj. Ndërsa qyteti i epërm (Kështjella), është vendosir në një kodër me një lartësi prej 120m mbi kompleksin e Manastirit të Kryeengjëjve.Planimetria e Manastitrit është në formë të parregullt. Kjo tregon që forma e ndërtimit të sa iu është përshtatë konfiguracionit të terrenit. Vlen të përmendet, që Manastiri në fjalë nuk është studiuar ashtu si duhet, supozohet që Brenda tij kanë egzistuar katër kulla. Brenda këtij objekti, gjinden rrënojat e e kishës së Shën Kollit (Nikollës), ka një cisternë me ujë, dhe mbetjtet e objekteve që ndërtohen aty, mbesin brenda Manastirit. Në kohën kur është ndërtuar Manastiri i Kryeengjëjve, janë ndërtuar edhe muret mbrojtëse. Këto mure kanë lidhur Qytetin e Ulët dhe Qytetin e Epërm. Dhe në këtë mënyrë është krijuar një tërësi e fortifikiar për mbrojtjen e qytetit si tërësi.Të gjitha hulumtimet e para në këtë Manastir janë bërë në vitin 1927. Pas këtyre hulumtimeve, vazhduan punët kërkimore dhe konservuese më voluminoze prej vitit 1961-1965. Hulumtime të tilla kanë vazhduar të bëhen edhe në vitet 1992-1995, që përveç punës kërkimore, kanë patur edhe karakter mbrojtës.Si përfundim, nga hulumtimet e bëra ndër vite, është vërtetuar se Manastiri i Kryeengjëjve i përket periudhës së Mesjetës së vonë, por është dhe një lokalitet shumë shtresor. Ky manastir, ka një diapazan shumë të gjërë kronologjik të gjetjeve nga peridha e Eneolitit, Periudha e Hekurit, Periudha e Antikës dhe Mesjeta e hershme. Në vitet 1993-1994, janë bërë gërmime në Qytetin e Epërm, dhe është konstatuar prania e fragmenteve të enëve të qeramikës, që i takojnë periudhës së Mesjetës së së hershme të shek VI të erës sonë.
Të gjitha këto dëshmojnë përkatësinë e kësaj fortifikate që nga periudha e kohës së Justinianit.Justinianit. Që nga viti 1994, kanë filluar të bëhen restaurime mbi Manastirin. Por me kalimin e kohës, ka filluar të dëmtohen pjesët e ndërtuara. Ndërsa, nga viti 2013 e tutje bëhen akoma restaurime mbi kompleksin e Manastirit. Manastiri i Kryeengjëjve, ka vlerë historike, shkencore dhe ambientale për Prizrenin në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi.
KISHA E KRYEENGJUJVE – PRIZREN
——————————————————————————————————–
TYRBJA E DALLGËN BABËS – PRIZREN
Tyrbja e Dallgën Babës, është monument sacral i padatuar.Ky objekt gjindet në lagjen Ortakoll, ku pjesa ballore është e orientuar kah lindja. Përveç varrit të Dallgën babës, gjindet dhe një varr tjetër në këtë Tyrbe. Poashtu, në kuadër të tyrbes, gjindet një oborr i vogël dhe një ndërtesë (ku janë personat përkatës që mbikqyrin objektin). Për të pas qasje në Tyrbe, duhet hyrë përmes një dere të vogël, prej metali. Tyrbja në fajlë është e ndërtuar në përdhesë dhe në formë të drejtëkëndëshit, materialet e ndërtimit janë të kohës si: Betoni i armuar, Blloqe betony, llac vazhdues dhe tjegulla. Ndërsa dyshemeja e tyrbes është e shtruar me çimento. Dyert dhe dritaret janë prej plastikës.Egzistojnë gojëdhëna të shumta për jetën dhe veprimtarinë e Dallgën Babës. Njëra prej tyre flet, se ai (Dallgën Baba), ka rënë dëshmorë, në lufftërat që janë zhvilluar në qytetin e Prizrenit. Një tjetër gojëdhënë tregon që dallgën Baba ka punuar si mësmdhënëes në Medresenë e Gazi Mehmet Pashës. Mendohet se para provimeve ai sëmurët rëndë dhe vdes.Pas disa ditëve, Dallgën Baba i paraqitet në ëndërr një nxënësi, ku i thotë atij (nxënësit) që të vijë tek varri i tij për të mbajtur provimin. Të nesërmen, nxënësit e tij shkojnë tek varri.Përmes zërit të tij (Dallgën Babës), dhe përgjigjeve të nxënësve ttë tij, realizohet provimi. Shumë besimtarë, të sëmurë, besojnë në fuqinë shëruese mbinatyrore të Dallgën Babës. Çdo herë ata vijnë në tyrbe dhe bëjnë lutje për shërimin e tyre.Dhe nëse ata (besimtarët), vërtetë shërohen, vijnë përsëri në TYRBE, sjellin monedha, qirinjë, dhurata të ndryshme.Kjo ndodhë në nderë të dëgjimit të lutjeve dhe shërimit të tyre.
TYRBJA E DALLGËN BABËS
———————————————————————————————————
XHAMIA E MEHMET PASHËS (XHAMIA E BAJRAKLISË)
Xhamia e Mehmed Pashës (apo Xhamia e Bajraklisë), u ndërtua në vitet 1563-1574.Xhamia e Bajraklisë, gjindet në zonën historike të qytetit, ku është e ngjitur me kompleksin e Lidhjes Sqhiptare të Prizrenit. Ndërtuesi i saj është Gazi Mehmed Pasha. Ai e ndërtoi kompleksin bashkë me xhaminë, përfshirë këtu edhe Tyrben, Medresenë, Bibliotekën fetare, Ders-Hanen (mësonjëtorën) dhe objekte të tjera përcjellsë gjaë viteve 1563-1574. Në anën perëndimore të xhamisë, gjindet Hamami i Mehmet Pashës.Ndërsa në anën lindore gjendet porta kryesore, që lidhet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në qendër të qytetit në kuadër të Zonës Historike dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Në portën kryesore të xhamisë së Bajraklisë, mbi një pllakë të mermertë, e shkruar në gjuhën arabe dhe e praruar në Ar shkruhet kështu: “Gazi Mehmed pasha përsëri ndërtoi një xhami. Nuk e bëri për nam të tij por e bëri për Allahun. Xhami prej argjendi në shehrin e Prizrenit. Shehrin e bëri xhenet. Duke ditur historinë thotë Shejh Aliu e ka bërë Allahu Qabën për të varfërit.”Xhamia e Mehmed Pashës, ka një planimetri katrore, me hajat të theksuar në të 3 anët. Hapësira qendrore e lutjeve mbulohet me një kupolë impozante.pjesa e hajatit mbulohet me kulm tre ujor të mbështetur në shtylla druri. Vlen të përmendet që, objekti i xhamisë, është ndërtuar me gurë, është suvatuar në enterier dhe eksterier. Zakonisht, muret në enterier, janë të ngjyrosura në të bardhë, dhe të dekoruara me piktura me motive florale, ku dominon më shumë ngjyra e kaltër. Kupola, gjithashtu është e dekoruar me piktura murale me motive gjeometrike dhe florale. Mihrabi dhe mimberi i xhamisë janë të punuara nga mermeri ndërsa mahfili nga druri i dekoruar. Oborri i xhamisë, është i shtruar me kalldrëm. Në anën perëndimore gjenden nëntë krojet që shërbejnë për abdes (larje para namazit) dhe kanali i ujit. Përveç pozitës gjeografike dhe stilit arktitektonik, Xhamia e Mehmet Pashës ka luajtur një rol të pazëvëndësueshëm historic dhe patriotic.Sepse në këtë xhami, është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në këtë mbledhje historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është ngritur dhe Flamuri Kombëtar. Për këtë arsye kjo xhami mori nofkën Bajrakli (vjen nga gj. Turke që do të thotë Flamurtar). Objekti është restauruar disa herë fatkeqësisht në mënyrë joprofesionale. Xhamia në fjalë, disa herë është restauruar, por restaurimi i saj ishte i pasuksesshëm (që nuk ngjasonte në origjinalitetin e xhamisë). Ndërsa sot, Xhamia e Bajraklisë, së bashku me Bibliotekën, Medresenë, Ripikturimi i enterierit, dhe shtëpitë tjera të lagjes, pasqyrojnë një klimë pozitive dhe njëletërnjoftim real të objekteve fetare dhe të trashëgimisë kulturore jo vetëm në Prizren, por edhe në mbarë vendin. Edhe pse e ndërtoi xhaminë me të gjitha elementet e saj, Gazi Mehmed Pasha nuk u varros në Prizren. Pasi shkoi në luftëra të ndryshme. Mendohet që vdiq në Panoni (Hungari).
XHAMIA E BAJRAKLISË – GAZI MEHMED PASHA – PRIZREN
————————————————————————————————————
TYRBJA E KARABASH BABËS
Në pjesën jug-perëndimore të Prizrenit, në anën e majtë të Lumbaardhit gjindet Kompleksi Karabash. Ky kompleks (i vetmi i llojit të vet në Prizren), ka një rëndësi të veçantë historike, arktitektonike dhe shpirtërore. I njëjti (kompleks), paraqet varrezat më të vjetra në Prizren. Këto varreza datojnë që nga shekulli XV. Ndërsa në shekullin XX, janë ndërtuar tri tyrbe të mbuluara…
1.Tyrbja e Rabia Hanëmit – Në bazë të mbishkrimit mbi varrë dhe të dhënave të tjera hulumtuese, tregohet që kjo tyrbe është ndërtuar në vitin 1905. Tyrbja ka planimetri në formë drejtkëndëshi, të ndërtuar me tulla dhe llaç gëlqeror si material lidhës. Kulmi i saj është katërujor prej druri të mbuluar me llamarinë, ndërsa në maje e ka një “alem” metalik të profiluar. Brenda tyrbes gjendet varri në formë kubi me gurin mbivarror në formë cilindrike me kapitel, ku përveç mbishkrimit të skalitur në stilin “talik” janë edhe dekorime me motive florale.
2. Tyrbja e Sheh Hyseinit – Kjo tyrbe është ndërtuar në fillim të shek. XX. Brenda saj janë varrosur dy udhëheqës shpirtërorë të rendit Halveti dhe Sinani. Tyrbja ka njëplanimetri në formë katrori, ndërtuar prej gurëve dhe tullave të papjekura – çerpiçëve. Është suvatuar nga brenda dhe jashtë objektit.Konstruksioni i kulmit katërujor është prej druri të mbuluar me llamarinë. Brenda në tyrbe janë dy varre të mbuluara me kapakë druri dyujor.
3.Tyrbja e Mustafa Karabash Efendisë – Sipas disa gojëdhënëve gojëdhënave besohet se rivarrimi i Mustafa Karabash Efendisë është bërë në fund të shek. XVIII në varrezat e qytetit. Sot në Prizren këto varreza njihen si “Varrezat e Karabashit”. Poashtu, mendohet se gjatë rivarrimit tyrbja është ndërtuar me planimetri tetëkëndore.Muret janë të ndërtuara prej gurëve dhe nga ana e jashtme kanë profilime nëpër cep dhe përreth hapjeve. Kulmi është tetëujor prej druri, që mbështetet mbi tambur nën të cilët gjendet kubeja. Mbulesa e kulmit është prej elementeve të “tegollës”. Të gjitha tyrbet kanë pësuar ndërhyrje të vogla me qëllim riparimi. Por pas Luftës së Dytë Botërore një pjesë e madhe e sipërfaqes së këtyre varrezave janë nacionalizuar dhe janë shfrytëzuar për qëllime të tjera, si Kompleksi spitalor, Kompleksi shkollor, Parku i qytetit, Stadiumin. Pothuajse, gjatë kësaj periudhe ky lokacion nuk përdoret duke u lënë në mëshirë të kohës. Në pjesën e Kompleksit të Karabashit, çdo vit, më 5 Maj, është shënuar festa e Shën Gjergjit.Në popull, kjo njihet si Dita e Karabash Babës. Pas disa restaurimeve që janë bërë në këtë pjesë të qytetit, në vitin 2007, varrezat janë rrethuar me një mur të gjatë. Poashtu, është ndërtuar një shteg që përshkon aksin gjatësor të kompleksit dhe ndalohet zhvillimi i aktiviteteve në atë zonë.
TYRBJA E KARABASH BABËS