Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe populli

 

I keni parë vilat e politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve në gjirin e Lalzit, në periferi të Tiranës, në Malin e Robit, apo në vende të tjera turistike?! Keni parë apo dëgjuar për pasuritë e tyre marramendëse brenda dhe jashtë vendit? Keni dëgjuar për deputetë, ish-deputetë, ministra e ish-ministra që u shumëfishohen pasuritë brenda një viti? A e dini se sa lekë harxhon kjo racë e keqe për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit?!

Keni parë se sa deputetë analfabetë që e flasim keq gjuhën e bekuar shqipe, përfaqësojnë popullin në parlament? Janë deputetë listash të cilët nuk kushtë normale nuk mund të ishin as barinj në fshat se nuk do numëronin dot bagëtitë e tufës. Me siguri që të gjitha këto fakte di edhe ai bujku e blegtori që punon 24 orë e nuk ka ku shet prodhimin, i di edhe ai qytetari që jeton me asistencë sociale.

Këto fakte i di edhe ai babai i pesë fëmijëve që vetvaret në kasollen e lopës, pasi nuk u siguron dot bukë fëmijëve, i di edhe ai fëmija në një fshat të largët që shet kanaçe për të blerë libra etj. I di edhe ai pensionisti që merr pension sa për të blerë ilaçe. I di edhe ai hallexhiu që shkon e hedh votën për një thes miell.

Dhe për të dënuar këta hajdutë profesionistë duhet SPAK, duhet Byro Hetimi e ku di unë se çfarë. (Kur të jenë krijuar të gjitha këto institutione, me siguri një pjesë e këtyre hajdutëve do të kenë vdekur për shkak të moshës). Sepse ata nuk janë dënuar dhe nuk dënohen se nuk ka prova. Pasi shtëpitë e tyre si kështjella, pasuritë e shumta, llogaritë bankare apo pronat nuk janë prova dhe fakte. Ato i kanë ‘bërë’ me rroga shteti, ose i kanë dhuratë nga tezet, gjyshët, baxhanakët…

Atdheu ynë i dashur Shqipëria, ka shumë vite që është kthyer në çiflik të tyre. Ë gjithe pasuria e tyre përrallore me disa përjashtime, është vënë në rrugë tejet të pandersheme. Politikanët duke vjedhur e grabitur, ndërsa gjyqtarët duke liruar kriminelë. Ndërkaq populli endet nëpër udhëkryqin e fatit me shpresë të vrarë. Populli ekziston vetëm ditën e votimeve, ndërsa 364 ditë të tjera populli është një hiç.

Nëse prej tyre do vidhej më pak, me siguri sot në krye të 30 viteve, do të ishim si Zvicra. Por nëse nuk e kemi Shqipërinë si Zvicra, kemi si zvicerianët politikanët, gjyqtarët, prokurorët etj. Vendosuni një vizë të madhe të gjithë këtyrë zorzopëve në ditën e votimit!

Please follow and like us: