Albspirit

Media/News/Publishing

Fotolajm/Vitet e fundit të Jeronim De Radës mes fshatarëve arbëreshë

Madhështor me shpirt të gjorë,
bardi i lashtë, burri stoik… De Rada
Jeronim De Rada mes fshatarëve (bujqxe,) me shkop në dorë, njësoj i pafaan, fukara i rrazbitur njësoj si ata…

———————–

Jeronim de Rada (Maqi29 dhjetor 1814 – 28 shkurt1903), ishte mësuesbotues, folklorist, filologpoet dhe shkrimtar italoarbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Biri i një profesor të greqishtes dhe i latinishtes, Jeronimi mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit.

Në tetor të 1836 u largua nga Napoli duke u kthyer në vendlindje. Më 21 qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga miku Pasquale Rossi, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrezë dhe kryengritja dështon. Në gusht të 1840, u arrestua dhe burgosur i dyshuar për veprimtari ilegale, por u lirua një muaj më vonë për mungesë provash.

Në vitin 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe nxori gazetën e parë shqiptare: “L’Albanese d’Italia“, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Mbylli gazetën në të njëjtin vit pas dështimit të revolucionit dhe u kthye në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë. Më 1849 u emërua profesor i arbërishtes në Shën Adrian.

Ai organizoi kongresin e parë të arbërishtes në Corigliano Calabro dhe mori pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro. Falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli.

De Rada ndërroi jetë më 28 shkurt 1903 në Maqi.

Please follow and like us: